Për Ne
EuroCable është Fabrikë e prodhimit të kabllove elektrike me pronar Z. Hevzi Xhelili – Ecc. i dipl.
i cili është i përkushtuar që Fabrika të jetë model i korrektësisë, standardeve dhe kualitetit.
EuroCable Filloi jetën e vet që nga viti 1991 që atëherë ishte një kompani e cila merrej kryesisht me tregti por, kryesisht punonte me Kabllo dhe material tjetër elektrik. Kompania fillimisht ka qenë përfaqsuese e shumë kompanive ndërkombëtare për distribuimin e kabllove në Kosovë gjë që e ka shtyrë të mendoj që të kalohet në prodhim të kabllove. I tërë kapitali i krijuar me mund të madhë u zhduk tërësisht gjatë periudhës së luftës, kështu që pas luftës u desht të nisej nga e para.
Pas luftës kompania filloi të punojë prap me tregëti dhe gradualisht u pregatit që të kaloj në prodhim.
Prej vitit 2005 kompania kaloi në prodhim. Me 23 Tetor doli kablli i parë nga fabrika
Me të filluar prodhimi një rëndësi e veqant i u kushtua përmbushjes së standardeve në mënyrë që Fabrika të jetë modeli të cilin e synon pronari dhe stafi i kësaj Fabrike, dhe si rezultat i punës erdhi edhe Certifikimi me Standardin ISO 9001:2000, si dhe atestet e bëra në institutet vendore INTECH – Instituti Për Shkencë dhe Teknologji në Prishtinë dhe ato të njohura ndërkombtarisht si ai i Rade Koncarit të Zagrebit.
Tani për tani fabrika ka një tretman shumë stabil në shumë sfera të ndryshme afariste. EuroCable mbulon tregun Kosovarë si dhe eksporton në vendet e rajonit si në Shqipëri, Maqedoni, së shpejti pritet të fillojë eksporti edhe për Bosne, ndërsa kërkesa ka edhe për Greqi dhe Suedi.
Viti i tretë i prodhimit dhe tani më me produktet tona janë instaluar objekte të mëdha dhe të rëndësishme në tërë Kosovën por edhe në regjion. Shumë objekte tani mbajnë emrin e EuroCable-së në materialin elektrik brenda tyre.
Jemi të përkushtuar që të mbulojmë tregun vendorë me prodhimet tona cilësore ashtu që ti ofrojmë siguri klientëve Kosovarë dhe ti sigurojmë ata me prodhime kualitative dhe gjithmonë sipas standardeve.